Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Përplasje mes LDK dhe AAK/ Kosova drejt një krize të re, Vetëvendosje përgatit mocion mosbesimi ndaj Hotit

Përplasje mes LDK dhe AAK/ Kosova drejt një krize të re,

Kosova po përgatitet për një krizë tjetër politike në vend. Partia më e madhe në Parlament, aktualisht në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje sapo ka shpallur se do të nisë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Abdullah Hotit.

Ky vendim është marrë pas një serie përplasjesh mes forcave politike brenda koalicionit qeveritar, konkretisht ndërmjet LDK-së dhe AAK-së për çështjen e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Abdullah Hoti dhe një zv.kryeministër ndodhen të izoluar pasi janë të infektuar me Covid-19.

Mocionin e mosbesimit e shpalli kreu i grupit parlamentar të VV, Rexhep Selimi në një konferencë të posaçme për shtyp. I pyetur se a kanë mbështetjen e partive të tjera për këtë mocion, Selimi tha se pretendojnë t'i marrin votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë "Hoti", pa specifikuar nëse kanë pajtimin e PDK-së, apo jo.

Deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale "qeveri jokushtetuese dhe joligjore". "Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që deshmoi se mund të qeverset me duar të pastërta", tha Nagavci.

Vetëvendosja akuzoi qeverinë edhe për menaxhimin që qeveria aktuale po i bën pandemisë së Covid -19. Sipas deputetëve të VV-së vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.

Në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” u rrëzua me një mocion mosbesimi pikërisht nga LDK-ja, partneri i ate?hershe?m i saj, pas një seri përplasjesh me njëra tjetrën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore