Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i grupit parlamentar të PDK: Ka treguar papërgjegjësi dhe papjekuri të madhe

Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i grupit

Vetëvendosja është përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, me tre kandidatë të pavarur. Një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, duke mos qenë aspak dakord me përfshirjen e Albin Kurtit në këto zgjedhje.

Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ishte sot në një lidhje direkte me “Breaking” në Top News, ku u shpreh se Kurti ende nuk ka bërë një axhendë për qeverisjen e tij dhe gjen kohë të jetë pjesë e fushatës elektorale në Shqipëri.

Sipas tij, duket se Kurtit i pëlqen që të bëjë opozitën në Shqipëri më shumë se sa të merret me punët e tij si kryeministër.

“Nuk i di rrethanat, por dua të them se një gjë e tillë është e papranueshme. Po e mban peng qeverisjen dhe angazhimin ndaj qytetarëve, të cilët kanë nevojë që qeveria të jetë një adresë e sigurt për jetën e tyre. Sidomos tani në këtë kohë Covid. Jemi vendi i fundit në Evropë në procesin e vaksinimit, jemi vendi i fundit në botë në sigurimin e vaksinave”, tha Tahiri.

I pyetur se pse Kurti refuzoi vaksinat që qeveria shqiptare i dha Kosovës, ai tha se ishte e habitshme.

“Ishte e habitshme. Gara për vaksina është garë për të shpëtuar jetë. Tashmë u bë e qartë se ai sakrifikoi jetën, që të mos dëmtohej fushata e disa kandidatëve të tij në fushatë. Është e papranueshme”, tha Tahiri.

Sipas tij, Kurti ka treguar një papërgjegjësi, papjekuri të madhe dhe largim nga detyra e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore