Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Koronavirusi/ Spitalet në Kosovë thirrje qytetarëve: Kapacitetet po ezaurohen, respektoni masat!

Koronavirusi/ Spitalet në Kosovë thirrje qytetarëve: Kapacitetet

Pandemia COVID-19 ka rënduar gjendjen në spitalet e përgjithshme rajonale në Kosovë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në respirator, 101 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 19 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës janë të shtruar 98 pacientë të sëmurë me COVID, prej të cilëve 65 janë duke u trajtuar me oksigjen, 6 pacientë janë me CPAP maskë dhe një pacient është i intubuar në respirator.

Spitalet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për shkak të numrit të madh të pacientëve.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës./ Express

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore