Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Pamje të rralla: Momenti kur Adem Jashari niset për në luftë, e përcjell e ëma (VIDEO)

Pamje të rralla: Momenti kur Adem Jashari niset për në

Sot në Prekaz shënohet 23-vjetori i rënies së familjes së heroit Adem Jashari. Pamje që pak kush i ka parë deri më tani janë shfaqur këto ditë. Në to shihet komandanti Legjendar Adem Jashari.

Kjo video e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, dhe e përpunuar nga Milaim Zeka, është bërë në një natë kur Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion.

Dukej sikur po niseshin në dasmë dajë e nip që nuk u ndanë deri në vdekje. Ademi e Daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj./Magazina.al 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore