
Omicron përhapet në masë, Kosova shtrëngon masat kufizuese
Qeveria e Kosovës ka shtrënguar masat kufizuese në përpjekje për të ndalur rritjen e infeksioneve nga Covid, të shkaktuara nga varianti i ri Omicron, që ka prekur vendin.
Në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, Qeveria ka vendosur zgjatjen me dy orë të orarit të ndalimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Deri më tani, kufizimet nisnin në mesnatë duke përfunduar në orën 05:00 të mëngjesit.
Sa u takon masave të tjera, mbeten në fuqi ato ekzistueset, që nga mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, distancimi fizik dhe detyrimi për certifikatë sigurie për personat që hyjnë në vend.
Kosova ka raportuar rritje të fortë rastesh të reja në ditët e fundit, ku shifrat ditore kanë qenë mbi 500 vetë të infektuar.
Gjithsesi, numri i të shtruarve në spital dhe pacientët në gjendje të rëndë ka një rritje të ulët në krahasim me valën që goditi vendin në muajt gusht e shtator të vitit të kaluar.


VIDEO/ Degradon mbledhja në Kosovë, zyrtari i LDK-së 'bën ujë' drejtorin
Historia e plotë >

Putin krahason Kosovën me Ukrainën, reagon prerë Kurti: Injorancë
Historia e plotë >



Specialja në Hagë sot shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn
Historia e plotë >
A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EKZEKUTIMI I FUNDIT/ Si do eliminohej "Oti i Elbasanit", Nuredin Dumani...
Historia e plotë >
Ekzekutimi i Elvis Dedajt/ Nuredin Dumani: E vrau Henrik Hoxha, urdhrin ...
Historia e plotë >
Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi

VOA: Studimi, shifra të ulëta mbi fuqizimin e grave dhe fëmijëve
Aktualitet




