
“Oj lavire, kam me...”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm
Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun. Ai dikur shante e kërcënonte përmes mesazheve një grua e cila u paraqit në media si e dashura e babait të tij.
Anxhelina Shala, e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e tij.
“Oj lavire oj magjupe heki kto foto se ti kurr me baben tem ski mu kan harro…boll naj mundove mo…je ka e bon veten ty met ardh nberlin me ta thy kryt. Turp turp turp pëe yu. Zhduku… Zoti ko me ta kthy ty kto nese u smuj”, I kishte shkruar ai Anxhelinës.
Sw fundmi, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.
Për emërimin e Shalës në shërbimin e jashtëm diplomatik ka reaguar dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila është shprehur se ky vendim është marrë nga ish-presidenti Thaçi dhe jo nga ajo.
“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, reagimi i Vjosa Osmanit./Botapress

FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave antiCovid
Historia e plotë >

7 humbje jete në Kosovë, 296 raste të reja me Covid-19
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Mund të humbasë kontrollin e Covid-19 në çdo kohë, maska e detyrueshme në Paris dhe në publik

Gjashtë nivelet në të cilat shfaqet koronavirusi, simptomat dhe pacientët më të rrezikuar

Zbulohet mjekimi që do të ndryshojë rrjedhën e Covid 19, rezultate të jashtëzakonshme me pacientët
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
