Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Sulmohet me armë Policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit: Na qëlluan nga ana tjetër!

Sulmohet me armë Policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit: Na

Policia e Kosovës, saktësisht, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, është sulmuar sot me armë zjarri, ndërsa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Nga Policia kanë thënë se kanë qenë afërsisht 10 të shtëna të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së Policisë.

Sipas Policisë, s’ka ndonjë të lënduar.

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë./Express/ 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore