Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Ofroi 5 mijë euro garanci për lirimin, Gucati del në Gjykatën e Hagës: Brenda 30 ditëve njihet me akt-akuzat

Ofroi 5 mijë euro garanci për lirimin, Gucati del në

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Avokati mbrojtës i Gucatit, Jonathan Rees, ka kërkuar lirim me kusht dhe ka thënë se është parashtruar kjo kërkesë me shkrim.

“Keni kërkuar parashtrimet me shkrim, ne duam të marrim përgjigjen nga ju dhe të kemi lirimin me kusht. Arsyet që janë në parashtrimin tonë janë të arsyeshme. Duke marrë parasysh për çfarë akuzohet z. Gucati, natyrën dhe veprat të cilat mund të bien në fushën e veprimit të kësaj gjykate. Kemi propozuar paketë të plotë kushtesh që i përmbushin shqetësimet e prokurorisë”, ka thënë Rees.

Ai ka treguar edhe kushtet që ia kanë ofruar Gjykatës në Hagë për lirimin me kusht të Gucatit, ku mes të tjerash është garancia prej 5 mijë eurove dhe të mos afrohet 100 metra nga zyrat e OVL-së së UÇK-së.

“Z. Gucati është baba i 7 fëmijëve, ata jetojnë në zonën e Skenderajt. Ai ka lidhje të forta familjare në atë zonë, ka fëmijë të moshës 23-34 vjeç dhe ka nipa e mbesa. Nipi i tij më i vogël është 4-muajsh dhe më i madhi është 9 vjeç, i cili nuk është mirë nga shëndeti. P.sh. ai sot kishte termin për spital në Prishtinë për të zgjedhur problemet. Në këto rrethana mund t’i jepet liri me kusht në kushtet e mëposhtme, që janë parashtruar edhe me shkrim. Ne mund të ofrojmë garanci 5 mijë euro që ai të jetojë në adresën e cila do të përcaktohet dhe të raportojë në policinë e EULEX-it dhe të gjitha ato që përmendëm. Ne kemi propozuar edhe një kusht, të mos i afrohet në largësi deri 100 metra zyrës së OVL-së së UCK-së”, ka thënë avokati i Gucatit, duke shtuar se klienti i tij është i vendosur të respektojë të gjitha kushtet që do t’i jepen. 

Vet Gucati ka thënë se nga periudha e arrestimit dhe edhe tash në paraburgim janë sjellë të gjithë mirë. “Çfarë tha mbrojtësi im nuk kam çfarë të shtoj më tepër. Arrestimi im prej Prishtine deri në Holandë ka qenë i mirë. Jam invalid i luftës me shkallë invaliditetit 75 për qind. Më kanë respektuar deri në arrestim edhe në paraburgim. E falënderoj stafin që sillen në mënyrën më korrekte ndaj meje duke e marrë parasysh shkallën e invaliditetit që kam. Atë që ka thënë avokati im nuk kam çfarë të shtojë”, ka thënë Gucati.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ka ndërmend që brenda 30 ditësh të ngrehë aktakuzë për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili dyshohet se ka penguar drejtësinë, ndërkaq mbrojtja e tij kërkoi lirimin me kusht.

Gjatë paraqitjes së parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou tha se mbrojta e Gucatit ka parashtruar katër ankesa me shkrim për të kundërshtuar legjitimitetin e arrestimit dhe transferimit të Gucatit në paraburgim në Hagë. Gjyqtari kërkoi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që deri më 2 tetor t’i përgjigjen këtyre kërkesave të mbrojtjes.

“Prokuroria e Specializuar ka ndërmend të dorëzojë aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”, tha prokurorja Valeria Bolici.

Gucati, sipas fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, dyshohet për pengim të drejtësisë përkatësisht “për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Gucati u arrestua në Prishtinë më 25 shtator nën dyshimet për pengim të drejtësisë. Ai u arrestua në zyrat e OVL të UÇK-së, në kohën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu bastisje në këto zyra. Po të njëjtën ditë u arrestua edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, i cili po ashtu dyshohet se ka penguar drejtësinë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore