Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Nuk pres asgjë nga ky raund negociatash"/ Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Branbiç 'pesimiste'

"Nuk pres asgjë nga ky raund negociatash"/ Takimi

Kryeministrja serve, Ana Branabiç deklaron se nuk pret aagjë nga vazhdimi i dialogut sot në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, vetëm 1 orë nga nisja e takimit mes dy liderve Kurti-Vuçiç. Ajo u shpreh se Kosova nuk ka asnjë gatishmëri për marrëveshje, shkruan N1.

“Fatkeqësisht, nuk kam asnjë pritshmëri nga takimi. Nuk e shoh se si do të ndryshojë kjo dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Nuk e shoh gatishmërinë e Prishtinës”, u tha Brnabiç gazetarëve.


Sipas saj, Kosova është shpërblyer për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit, në të cilën përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Bërnabiç theksoi se Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit edhe gjatë vitit 2022, duke ua mohuar dy herë të drejtën serbëve për të votuar në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur sot në Bruksel, ku pritet të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në axhendë janë dy çëshjte, të pagjeturit dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.    

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore