Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Një 39-vjeçar humb jetën nga COVID në Kosovë, regjistrohen 398 raste të reja

Një 39-vjeçar humb jetën nga COVID në Kosovë,

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e COVID, ndërsa janë regjistruar 398 raste të reja.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,996 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast  vdekje me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 66,380 raste nga 285,900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,572 raste të vdekje”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58,169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,639.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore