
Nis fushata e zgjedhjeve, rritet numri i të prekurve nga Covid, brenda 24 orëve regjistrohen 5 viktima në Kosovë
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 353 persona dhe kanë humbur jetën 5. Në raport me ditën e djeshme, infektimet janë rritur ndërkohë që janë shënuar dy viktima më pak.
Ndërkohë që Kosova është përfshirë në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Zhvillimi i takimeve elektorale po shihet si një rast alarmi pasi mund të sjellë rrezikun e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid.
Sot është regjistruar edhe numri më i ulët i personave që e kanë mposhtur këtë betejë.
Njoftimi i plotë
79 TË SHËRUAR DHE 353 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

3 të vdekur dhe 426 raste të reja me Covid në Kosovë
Historia e plotë >



Pesë humbje jete nga Covid, 445 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >

Pesë jetë të humbura në Kosovë, 437 raste të reja me Covid-19
Historia e plotë >

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

