Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani: Postet që marrin nëse fitojnë

Nënshkruhet marrëveshja/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani: Postet që

Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, tha Kurti.

Po ashtu, ai deklaroi se të shtunën dorëzohet lista të cilën ata do ta përpilojnë. “Qytetarët e dinë mirë se çfarë përfaqësojmë dhe për këtë ne do të angazhohemi bashkë pa pushim dhe pa kursim dhe do ta përpilojmë listën e cila do të dorëzohet të shtunën ashtu siç e kërkojnë afatet e procedurës paraprake”, potencoi para mediave Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani gjatë kësaj konference i është referuar Kurtit si kryeministër. “Vjosa Osmani: Urdhëro kryeministër".

Vjosa Osmani: Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë, sa të arrijmë fitore. Marrëveshja është mes listës që drejtoj unë dhe zotit Kurti. Ne do garojmë në një listë të përbashkët zgjedhore. LDK nuk është pjesë e marrëveshjes. Ne do të fitojmë mjaftueshëm. Do kandidojmë me zotin Kurtin kryeministër dhe unë do kërkoj sërish legjitimitetin si presidente.

Albin Kurti: Ne do garojmë bashkë dhe do të fitojmëë bashkë. Këta nuk janë zgjedhje, por referendum. Më 14 shkurt do jetë referendum, ku qytetarët do të zgjedhin partitë e vogla apo ardhmërinë, që të nxjerrim shtetin nga kriza e shumëfishtë dhe ta vëmë në binarin e integrimit euro-atlantik. Ky është referendum. Pengesa patjetër dalin rrugës, por nuk na ndalin kurrë.

Nuk ka më pengesa që nuk janë të tejkalueshme. Nuk ka pengesë që të na ndalë. Në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Gara është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë unë dhe zonja presidente nuk kemi çfarë të kërkojmë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore