Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Nëna e 26 fëmijëve”, 49-vjeçarja: Kam strehuar në shtëpi edhe të sëmurë, aktualisht kam një me sindromën Down

“Nëna e 26 fëmijëve”, 49-vjeçarja: Kam

Që nga viti 2006 e ka kthyer shtëpinë e saj në një strehë për fëmijët që braktisen nga familjet biologjike. Gjatë këtyre 15-vitesh, 49-vjeçarja Behrije Gashi, nga qyteti i Shtimës, Kosovë bashkë me bashkëshortin janë bërë prindër për 26 fëmijë duke i pritur dhe duke i përcjell deri në momentin që janë birësua.

Ata vendosën ta kthenin shtëpinë e tyre në një strehë për fëmijët kujdesi prindëror për fëmijët e sapolindur që braktisen në maternitet nga prindërit. Kryesisht moshat e fëmijëve janë të sapolindur deri në moshën 2-3 vjeç.

Momentalisht ajo ka në shtëpi 3 fëmijë, mes tyre një fëmijë 2 vjeç që vuan nga sindroma Down dhe nga problemet me zemrën.

Gashi ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku zbuloi se si e morën iniciativën së bashku me bashkëshortin, që të bënin një gjest kaq të bukur.

“Dëgjuam në media një shprehje ‘bëhu shtëpi strehuese, mbroni një jetë’. E kjo më tërhoqi shumë vëmendjen. Unë dhe burri shkuam dhe u interesuam se çfarë ishte kjo dhe morëm vesh se ishin familje që stresonin fëmijët e braktisur. Fëmijët i marr në spital dhe janë të vegjël”, tregoi 49-vjeçarja.

Ajo tha se në atë kohë 3 fëmijët e saj biologjikë kanë qenë të moshave, 14, 12 dhe 8-vjeçare. Sipas saj, ata nuk ishin aspak xheloz, por falënderues për gjestin human. Gashi gjithashtu tha se të bëhesh një familje strehuese, duhet që të plotësosh disa kushte.

 “Jemi pranuar nga institucionet dhe duhet të plotësosh disa kritere për të qenë një familje e tillë. Duhet të kesh të ardhura në shtëpi, nuk duhet të jesh nëpër procedura të shtetit, i dënuar e shumë të tjera”, tha ajo.

E pyetur nëse ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur dëshirë që të birësojnë një nga fëmijët që kanë strehuar, ajo tha po. Por Gashi shtoi se një gjë e tillë nuk u lejohet familjeve strehuese.

49-vjeçarja ka rrëfyer gjithashtu se kanë patur edhe fëmijë të sëmurë që kanë strehuar dhe që janë kujdesur për ta.

“Kemi pasur 7-8 raste, edhe rast shumë të vështirë, ku edhe spitali e la se nuk kishte jetëgjatësi. Ka lindur në muajin e shtatë, ka pasur gjakderdhje në tru. Ne e morëm dhe u kujdesëm për të. E falë kujdesit tonë të madh dhe mjekut këtu në qytetin tim, ai jeton”, shtoi ajo.

Më pas Gashi u shpreh se nuk ka dëshirë që ti shkëpusë lidhjet me fëmijët pasi të birësohen, por ndodh që mos të mbajë kontakte më me to.

“Ka disa familja që nuk duan ti shkëpusin lidhjet me ne, por ka të tjerë që nuk duan të kenë lidhje me ne. Na dhemb, se po i rrisim, e nuk është e lehtë për tu ndarë me ta”, përfundoi ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore