
Nën akuzë si ‘koka’ e bandës kriminale/ Lirohet nga burgu biznesmeni shqiptar, shuma 'marramendëse' që la garanci në Spanjë
Biznesmeni nag Kosova, Bashkim Osmani, i arrestuar në muajin shkurt nën akuzës si koka e një grupi kriminal, është liruar sot në Spanjë.
Sipas mediave spanjolle, Osmani u lirua pas 3 mu7ajsh qëndrimi në paraburgim duke lënë një garanci prej 400 mijë eurosh për të përfituar një ‘liri të kushtëzuar’ Kështu Osmanit nuk i lejohet që të largohet nga ishulli Majorka, ku dhe u arrestua në muajin shkurt së bashku me 45 persona të tjerë, pas një operacioni të zhvilluar nga EUROPOL. Ai do duhet të paraqitet në datën 1 dhe në datën 15 të çdo muaji në komisariat, ndërsa për t’i penguar largimin nga vendi atij i është konfiskuar dhe pasaporta.
Vëllezërit Osmani nga Kosova njihet si miliardë të famshëm, ndërsa prej vitesh ata jetojnë në Gjermani, por kanë shtrirë bizneset në Spanjë, Belgjikë e Holandë.
45 persona, u arrestuan më 15 shkurt në Belgjikë dhe në Spanjë, ndërsa Osmani u kap po atë ditë në Kroaci. Të arrestuarit dyshohen se e importonin kokainën nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.
Mediat e huaja kanë shkruar për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se ishte një klan që kishin vënë pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainës dhe prostitucioni. Bashkim Osmani, nga ana tjetër, pretendon se pasurinë e ka bërë duke investuar në prona të paluajtshme në Hamburg dhe më pas në Spanjë.

Serbi valëvit flamurin rus në mes të Kosovës/ E pëson keq nga policia
Historia e plotë >







Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




