Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Nën akuzë për ngacmim seksual/ Ish-ministri kosovar arratiset për t’i shpëtuar burgut, ja ku ndodhet

Nën akuzë për ngacmim seksual/ Ish-ministri kosovar arratiset

Ish-ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Numan Baliq, i cili është dënuar me burg për veprën penale ngacmim seksual, është arratisur nga vendi.

Mediat vendase raportojnë se Baliq është arratisur për të shmangur kryerjen e dënimit për akuzat. Ai ishte dënuar me dy vite burg, por Gjykata e Apelit ia uli këtë dënim në një vit burg, nëntorin e kaluar. Dyshohet se ai është arratisur drejt Bosnjë-Hercegovinës, ku pritet t’i rikthehet profesionit të tij si mjek.

Baliq u akuzua se më 12 gusht 2020, “në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.”

Pas arrestimit, ai qëndroi në paraburgim në Pejë nga 13 gushti 2020 dhe është liruar në tetor të atij viti.

Ndërkohë Prokuroria e Pejës nuk ka reaguar në lidhje me mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që dënoi me 1 vit burg kirurgun.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore