
Në Prishtinë, nëse je pozitiv me Covid përfiton 50 euro, pensionistët 100 euro
Me një situatë të rënduar nga pandemia po përballet edhe Kosova. Nga java në javë bilanci i infektimeve të reja nga Covid-19 por edhe i humbjeve të jetëve vazhdon të jetë i lartë.
Përballë kësaj situate të vështirë shëndetësore, e cila ka një faturë për të gjitha familjet e prekura nga ky virus, komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndërmarrë disa vendime për ta bërë disi më të lehtë barrën financiare të gjitha familjeve ku ka të infektuar dhe aq më tepër kur janë pensionistë.
Vetëm dy ditë më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit komunat të Prishtinës është marrë vendimi që për çdo qytetar të konfirmuar pozitiv me Covid-19 të dhurohet shuma prej 50 euro ndërkohë që për pensionistët kjo shumë shkon në 100 euro.
Nën Kryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha në “Wake Up” se gjithçka do të përballohet nga buxheti i komunës dhe jo nga buxheti i shtetit.
"Qytetarët e Prishtinës kanë kontribuar me taksa çdo vit për komunën e Prishtinës dhe sot këto taksa po përdoren për ta", tha ndër të tjera nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.





7 humbje jeta nga Covid, 296 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë
Historia e plotë >

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit
Historia e plotë >
6 humbje jete nga Covid, rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Media franceze: Covid, spitalet në Ballkan drejt kolapsit dhe me mungesa mjekësh

Pishinat, ekspertët tregojnë rregullat: Vatra infeksioni për Covid nëse nuk respektohet distanca

COVID 19/ Shqiptarët “xhepshpuar” po shpenzojnë më shumë
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
