
“Ne duam vetëm paqe, Vuçiç na tradhtove”/ Serbët protestë në Mitrovicë dhe Shterpcë
Dy protesta paralele janë mbajtur sot në Mitrovicën e veriut dhe në Shterpcë nga serbët lokalë.
Në Vitrovicën e veriut, protestuesit u mblodhën kundër presidenti Vuçiç dhe partisë Lista Serbe duke i akuzuar për tradhti.
‘Vuçiç– Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”, shkruhej në pankartat e tyre. Ndërsa akuzuan listën serbe për “tortura, mburrje, pasurim të pakontrolluar, kërcënime e shantazhe.
Nga ana tjetër në Shtërpcë protesta u mbajt me pretendimin e “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë” sidomos pasi dy persona u plagosën në Shtërpcë pak ditë më parë.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t’i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit.
Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se duan të mbesin ne vendet e tyre”.
Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë.
Policia e Kosovës njoftoi se mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, deri në përfundimin e protestës, që nisi të dielen në orën 12:00.

E RËNDË/ Gjendet i vdekur në motel 77-vjeçari, detajet e para
Historia e plotë >
E RËNDË/ Ndërron jetë foshnja shqiptare në Kosovë, nisin hetimet
Historia e plotë >





Gjendet e pa jetë një 24-vjeçare, zbardhen dyshimet e para të policisë
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini
Aktualitet




