Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Mos zgjedhja e presidentit, Albin Kurti i kujton opozitës zgjedhjet

Mos zgjedhja e presidentit, Albin Kurti i kujton opozitës zgjedhjet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ua ka përmendur zgjedhjet deputetëve në Kuvendin e Kosovës, derisa një pjesë e tyre ka shpërthyer në të qeshura.

Kurti ka deklaruar se së pari duhet zgjedhur presidenti i vendit dhe më pas zgjidhja e problemeve të vendit, pasi kështu do përmbushej sipas tij çështja e konstituimin të institucioneve.

“Kur ndërron Qeveria, ndërron qasja dhe strategjia dhe më pas janë edhe pasojat. Problemet që i kemi në sektorin e energjisë janë të trashëguara por do t’i rregullojmë. Gabimet e para disa viteve s’mund t’i zgjidhim as këtë javë as javën tjetër, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se opozita e Kuvendit ka pritje të mëdha nga Qeveria, prandaj ankohen.

“Unë nuk do të qeveris vetëm për ata që më kanë votuar. Atë që nuk e keni bërë për vite, ju e doni brenda dite nga unë. Pritjet e juaja nga unë janë shumë të mëdha por për mua s’ka rëndësi kjo. Ne e kemi shtruar problemin siç duhet, po liberalizim por kur? Ne duhet të përgatitemi për liberalizim, këtu konsiston çështja”, ka thënë ai./ Koha.net

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore