
“Mos i gjykoni nga pamja”, dy vajzat që nuk shikojnë dhe sfidojnë errësirën me talentin e tyre: Sfidoni vetën
Edhe pse natyra nuk u fali shikimin, u dha atyre dritën e zemrës. Ato me talentin e tyre, arritën që të sfidojnë edhe errësirën.
Është fjala për Yllka Berishën, 36 vjeçe nga qyteti i Prizrenit dhe Eliza Abdiaj, 16 vjeçe nga Gostivari. Që të dyja ishin sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të rrëfyer momentet e vështira që kanë kaluar.
Sot, Yllkën e gjen në poezi, këngë, pikturë dhe studime për psikologji në prag diplomimi. Ajo ka lindur e verbër dhe shikon vetëm 2 për qind. Ajo nuk ka shërim pasi është vizituar edhe jashtë dhe nuk i kanë dhënë shpresa.
Për emisionin “Shqipëria Live” ajo tha se që nga fëmijëria është përballë me shumë e shumë sfida.
“Në moshën 6-vjeçare kam filluar të kuptoj se nuk shikoj. Kur luaja me shokët, kuptoja se fëmijët e tjerë vraponin lirshëm dhe unë nuk e bëja dot. Kur shkoj e pyes mamin, ajo më thotë se ti nuk shikon, do të përballemi me të. Si fëmijë nuk kam ditur shumë. Unë vështirësitë i kam ndjerë gjithmonë. Por në moshën para adoleshencës aty e kuptova se ishte e vështirë , pasi vajzat dilnin vetë, mua më duhej të kisha dikë me vete”, rrëfeu Berisha, e cila dha edhe një mesazh për të gjithë personat që kanë të njëjtin problem si ajo, që të sfidojnë veten.
Ndërsa Eliza Abdiaj është një gjimnaziste, e cila ka lindur e verbër dhe shikon vetëm 3%. Por ajo ka intuitë për çdo gjë pa ndihmë programesh. Prej 5-vitesh ndjek kursin e aktrimit dhe ka mësuar vetëm pianon.
“Unë deri para dy vitesh kam ndjekur kursin e aktrimit, por nga pandemia u ndal. Më ka pëlqyer aktrimi dhe piano. Pianon e kam mësuar nga interneti, nga Youtube. Nuk më kujtohet të kem patur ndonjë moment që kam thënë nuk ia dal.
Në klasën e gjashtë nisa ti kuptoj më shumë gjërat. Dhe kur nuk lexoja dot më vinte keq, duhej të mi lexonte dikush tjetër”, tregoi Eliza e cila ka rezultate të larta në shkollë.
Gjithashtu ehe Eliza dha një mesazh shumë të bukur. Ajo iu drejtua personave që kanë pranë njerëz me aftësi ndryshe. Ajo u bëri thirrje atyre që të mis i gjykojnë nga pamja, por të mundohen që të shoqërohen me to e që t’i kuptojnë”.

Kosovë, 571 raste të reja me COVID dhe 9 të vdekur
Historia e plotë >
Bie numri i rasteve të reja në Kosovë, 7 humbje jete në 24 orët e fundit
Historia e plotë >

12 vdekje nga Covid, 871 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >


Humbin jetën 14 persona nga Covid-19, 685 infektime gjatë 24 orëve në Kosovë
Historia e plotë >

Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
