
Mori 1 milionë vaksina kineze/ Vuçiç "sfidon" Ramën: Ia japim dhe shqiptarëve në Kosovë
Serbia është shteti i parë në Europë që ka marrë vaksinën kineze, duke marrë 1 milionë doza. Presidenti Aleksandar Vuccicc në një konference për mediat ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën që dozat e vaksinave t'i jepen dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.
Madje Vuccic ka shkuar më tej duke deklaruar se mund të ndihmojnë me doza vaksinash dhe shqiptarët që jetojnë në Kosovë.
Kështu bën të ditur agjencia e lajme Tanjug. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një plan i vaksinimit për serbët në Kosovë, Vuçiç tha se shteti po kërkon një "mënyrë hibride" për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovac. por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinohen.
"Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi, do të kujdesen për njerëzit tanë," tha Vuçiç. Ai vuri në dukje se Serbia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar popullsinë e saj në Kosovë, siç ka bërë deri më tani, megjithëse, kujton ai, nuk është e lehtë për shkak të politikës që po ndjek Prishtina.
Sipas Vuçiç, ndihma që marrin serbët nga vendi i tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e "çelësit kombëtar". "Pasi Kosova është një shtet i pavarur për ta, kështu që është një pjesë e Serbisë për ne, veçanërisht për shkak të kujdesit për popullin Serb që jeton atje dhe që e perceptojnë Kosovën si territorin e tyre," deklaroi Vuçiç. I pyetur nëse ai pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme kur Prishtina u përpoq të ndalonte vaksinimin e popullatës sonë në Kosovë, Vuçiç u përgjigj shkurtimisht "politika është një mrekulli" dhe shtoi se Serbia do të gjente një mënyrë.
Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama në blerjen e vaksinave anti Covid kishte deklaruar se do të bënte të pamundurën për të dërguar një pjesë të dozave në Kosovë.

Sulm kibernetik Ministrisë së Financave edhe Telekom në Kosovë
Historia e plotë >

4 vdekje dhe 453 raste të reja me Covid në Kosovë, qytetet më të prekura
Historia e plotë >


Vdes nga Covid gruaja e simbolit të rezistencës shqiptare
Historia e plotë >


BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do mbyllemi? Javë dramatike, covid shkakton 130 viktima! Si ndryshuan ...
Historia e plotë >
Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >