Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Ministrja Gërvalla kundër Kurtit: Ambasada në Jeruzalem, punë e kryer

Ministrja Gërvalla kundër Kurtit: Ambasada në Jeruzalem,

"Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është  punë e kryer”. Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në emisionin “Kallxo Pernime”.

Qëndrimi i saj del kundër atij që ka mbajtur kryeministri Albin Kurti, i cili pati deklaruar se mund ta rishikonte qëndrimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, pasi ishte një vendim i marrë nga qeveria që drejtohej nga Avdullah Hoti.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla.

Ditë më parë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që të shqyrtohet hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Madje ka pasur edhe disa protesta në Turqi që kanë qenë kundër hapjes së selisë diplomatike në Jeruzalem.

Kosova u bë shtetii tretë që hap misionin e saj diplomatik në Jeruzalem.

Në fund të vitit 2017, ish presidenti amerikan Donald Trump, shpalli vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe në maj të vitit 2018 hapi ambasadën në atë qytet. Guatemala është vendi i dytë që zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore