
Ministri serb sulmon deputetin Kamberi dhe fyen shqiptarët: Atë e krahasoj me Esad Pashën
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka sulmon ashpër deputetin shqiptar Shaip Kamberi dhe fyen shqiptarët.
Vulin i është përgjigjur në Parlament Kamberit, ndërsa nuk ka ngurruar që ta sulmojë duke u shprehur se ka pritur me padurim që t’ia thoshte në sy të gjitha ato që mendonte deputetit Kamberi. Vulin gjatë fjalimit të tij vazhdimisht e ka përdorur termin fyes ndaj shqiptarëve ‘Shiptari”.
“Me durim e kam pritur që të vij, t’ia them në fytyrë, siç i ka hije deputetit popullor, atë çfarë kam për t’i thënë. S’ka ardhur por unë nuk do ta lëshojë rastin ta them atë çfarë mendoj, unë kam qenë dhe kam pritur këtu tërë ditën që të vijë. Secili ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij, unë jam pafund krenar për atë se gjithkush ka të flasë në gjuhën e tij dhe pavarësisht që serbët në “Allbani” apo Shqipëri, siç e thonë ata, nuk kanë asnjë deputet dhe as që mund të flasin në parlament, unë këtë të drejtë të vendasve të mi “shqiptari” kurrë nuk do t’ju mohoja në parlamentin tim. Kurrë!”, është shprehur ministri.
Vulin shtoi se Kamberin do ta krahasonte me Esat Pashë Toptanin, të cilin Serbia e respekton dhe e nderon atë.
“As unë nuk e krahasoj Kamberin me Shaban Polluzhën, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, ballistin, bashkëpunëtorin e gjermanëve, vrasësin, nuk do ta krahasoj me atë. Pra nuk e krahasoj me fashistin shqiptar, unë dua ta krahasoj me Esat Pashë Toptanin, ‘shiptari’ i cili ka dashur të bëjë federatë me Serbinë, shqiptari i cili dëshironte që këta dy popuj, shqiptarët dhe serbët të ishin aleatët më të afërt në Ballkan”, ka thënë ai.
Ai më tej shtoi se nuk mund të gjesh një serb që nuk e përdorë termin “shqiptari”, duke shtuar se nuk mund t’ua ndalojnë serbëve të flasin në gjuhën e tyre.
“’Shkija’ nuk është term që përdoret, sepse ‘shkija’ përafërsisht do të thotë ‘derr’”, ka thënë ai. Shaip Kamberi mbajti një fjalim në gjuhen shqipe, ku ka kritikuar se në parlamentin serb ende po përdoret termi fyes “shiptari”. Ky term u përdor nga ministri Vulin.

Kokainë dhe automatikë/ Bastiset shtëpia, arrestohet Vali Corleone
Historia e plotë >
14 humbje jete nga Covid, 701 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >




1009 persona të shëruar në Kosovë, 12 humbje jete nga Covid-19
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




