
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerin Kuçi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri përmes një postimi në “Facebook”, ku theksoi se kishte pasur kontakt me dikë të infektuar disa ditë më parë.
“Të nderuar qytetarë, pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova pozitiv. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia. Juve ju lutem të mbani maskën, të respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, shkruan Kuçi në postimin e tij.
Pavarësisht masave të forta të marra nga qeveria Hoti, në Kosovë ka rritje të numrit të të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 82, 77, 74 vjeç), Dragash 1 rast (45 vjeç), Istog 1 rast (54 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (82 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338.








7 humbje jeta nga Covid, 296 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Kërkesat e larta për testin e COVID-19, privatët abuzojnë me çmimet?

Reshje të dendura shiu, parashikimi i motit

Borë dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >