Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Ministrat e Jashtëm të BE, të hënën vendosin për marrëveshjen finale Serbi-Kosovë, po afrohet njohja?

Ministrat e Jashtëm të BE, të hënën vendosin për

Ministrat e Bashkimit Europian do të vendosin të hënën se çdo të bëjnë me dialogun Serbi-Kosovë që ka 8 vjet që vijon si një rreth vicioz dhe sipas gjasave do të kërkohet mbyllja me një marrëveshje finale.

Aktualisht dialogu ka ngecur për çështjen e shumëdiskutuar të Asocacionit të Komunave Serbe, i cili është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Bashkimi Evropian tha se po bën përpjekje për të përgatitur një takim të ri ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara prej tij.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano,  tha se përpjekjet po bëhen qoftë për një takim në nivel ekspertësh apo nivelin më të lartë politik, por pa qartësuar se kur mund të pritet një gjë e tillë.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të 28 vendeve të BE-së mbi rrjedhën dialogut Serbi-Kosovë, por edhe mbi draftin e marrëveshjkes finale për njohjen e Kosovës nga Serbia. Më pas gjatë javës që po vjen, Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Takimi i fundit ndërmjet dy palëve ishte paraparë të zhvillohej me 28 shtator, por u anulua tri ditë para se të ndodhte për shkak të, siç është thënë, “masave të kujdesit përballë situatës me COVID-19”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore