Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Me kallashnikovë e maska/ Dalin pamjet nga bastisja e Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë

Me kallashnikovë e maska/ Dalin pamjet nga bastisja e Ministrisë

Janë publikuar fotot e para nga aksioni që po kryhet këtë mëngjes nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

Siç shihet në pamje, policët e maskuar me maska të zeza dhe kallashnikovë kanë rrethuar dikasterin dhe po kryejnë bastisje.

Lajmi për bastisjen e ministrisë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore