Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Mashtrimet me Call Center, Gjermania kërkon të ekstradohen të arrestuarit

Mashtrimet me Call Center, Gjermania kërkon të ekstradohen të

Dy prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg të Gjermanisë dhe dhjetë oficerë nga departamenti i hetimit penal morën pjesë në operacionin e gjerë në Kosovë që rezultoi me 18 persona të arrestuar dhe ngrirjen e mbi 2 milionë eurove, përmes mashtrimeve me “Call Center”.

Për aksionin e nisur më 31 mars të këtij viti në vazhdimësi ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, megjithatë detaje ka dhënë edhe prokuroria gjermane.

Përmes një komunikimi me shkrim, Prokuroria e Përgjithshmë në Bamberg të Gjermanisë, tha se 18 personat e arrestuar janë të moshës 22 deri 45 vjeç, punonjës dhe drejtues të qendrave të thirrjeve (Call Center).

“Të arrestuarit janë punonjës të qendrave të thirrjeve që ishin veçanërisht “të suksesshëm” në mashtrimin e viktimave gjermanofolëse si dhe nga ana tjetër, drejtues të qendrës së thirrjeve”.

Nga Prokuroria Gjermane kanë treguar se do të kërkojnë që të paktën 6 nga të arrestuarit të ekstradohen në Gjerman.

“Të arrestuarit vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Autoritetet gjermane gjithashtu kanë treguar se cak i këtij grupi personash të arrestuar kanë qenë investitorë të ndryshëm nga mbarë Evropa.

Prokuroria gjermane tha se në të njëjtën kohë, dy urdhra kërkimi u kryen edhe në Berlin. Teksa lufta kundër “tregtisë së fshehtë” -mashtruese, ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Përveç tjerash, për suksesin e aksionit, gjermanët kanë falendëruar autoritetet kosovare. “Hetuesit bavarezë dëshirojnë të falënderojnë partnerët e tyre kosovarë për bashkëpunimin e besueshëm dhe profesional dhe mundësinë për të marrë pjesë në veprimet në terren. Marrëdhëniet e mira mes Qendrës për Krime Kibernetike në Bavari dhe shërbimeve policore të përfshira dhe partnerëve të tyre evropianë kanë provuar edhe një herë se janë jashtëzakonisht të vlefshme. Krimi nuk ndalet në kufij – ndjekja penale efektive kërkon gjithashtu bashkëpunim ndërkufitar. Hetimet komplekse dhe që marrin kohë nga ana e Qendrës së Krimit Kibernetik dhe Inspektoratit të Policisë Kriminale Neu-Ulm janë duke vazhduar. Për të mos rrezikuar hetimet e vazhdueshme në mbarë Evropën, detaje të mëtejshme mbi statusin e procedurave nuk mund të zbulohen për momentin”, thuhet në përgjigjen për Express.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi sot se aksioni i zhvilluar në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe gjatë ditëve në vijim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore