Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Masat e reja anti-Covid/ Rregullat për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Masat e reja anti-Covid/ Rregullat për shqiptarët që duan të

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-covid të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot e do të qëndrojnë deri me 18 prill.

Një prej masave është dhe kalimi në pikat kufitare, ku të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ të 72 orëve të fundit ose në të kundërt duhet të vetëizolohen për 14 ditë.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës përfshinë masat:

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

2. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

3. Përjashtim nga pika 2 bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

4. Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

5. Përjashtim nga pika 4 e këtij vendimi, bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore