
“Ligji u vra në 1999”/ Vulin: Edhe nëse e gjithë bota e njeh Kosovën, ne nuk do ta njohim
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, ka komentuar deklaratat e referuar e djeshme të presidentit rus Vladimir Putin, në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe ngjashmërinë me rajonet Dondas dhe Luhansk të Ukrainës.
Vulin ka deklaruar se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë.
“Madje edhe nëse e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta njohë dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka”, tha Vulin.
Duke komentuar pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se me Kosovën është krijuar një precedent dhe se Rusia ka të drejtë të njohë republikat në Donbas sipas Kartës së OKB-së, Vulin vlerësoi se duke njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortëve.
“Ajo ka dy skaje. Në Serbi, ligji ndërkombëtar u ‘vra’ në agresionin e NATO-s në 1999 dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë. Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që ata vetë e vendosën si parim”, tha ministri.
Vulin vlerësoi se vendet që kanë njohur “të ashtuquajturën” Kosovë mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë nëse e kuptojnë gabimin dhe tërhiqnin njohjet.
“Në vend të kësaj, ata po kërkojnë që Serbia të njohë të ashtuquajturën Kosovë, që Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me njohjen e saj”, shtoi ministri.

Serbi valëvit flamurin rus në mes të Kosovës/ E pëson keq nga policia
Historia e plotë >







Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




