Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Liberalizimi i vizave me BE, Kosova nuk merr përgjigje nga Varhelyi: Po punojmë të bindim shtetet

Liberalizimi i vizave me BE, Kosova nuk merr përgjigje nga Varhelyi: Po

Kosova po pret me padurim vendimin për liberalizimin e vizave me BE-në. Vizita komisionerit për Zgjerimin u prit me interes sot në Prishtinë për të pritur ndonjë sinjal pozitiv në lidhje me këtë proces që po mbahet peng prej vitesh.

Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioneri i BE, Oliver Varhelyi, tha se duhet bindur shtetet anëtare të BE-së.

“Nuk ka asnjë takim që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Po përpiqemi t’i bindim shtetet anëtare që t’i ofrohet liberalizimi qytetarëve të Kosovës, sepse vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet t’i bindim shtetet anëtare”, deklaroi ai në konferencën për shtyp të dhënë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdyllah Hoti.

Sipas komisionerit të BE-së, “kjo s’është punë e lehtë”. “Kjo mund të arrihet vetëm nëse dëshmojmë me punën në terren dhe arritjen e rezultateve dhe kryeministri po e bën këtë që të mos ketë keqpërdorim që të mos këtë azil. Na jepni kohë dhe hapësirë që ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha tutje ai.

Sipas Varhelyit, BE-ja është angazhuar prej ditës së parë të ndryshojë realitetin në këtë rajon. “E kam fjalën për realitetin ekonomik të bizneseve, qytetarëve, dhe mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës në rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon. Siç e theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro në grante dhe me koordinimin me institucionet do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë. Presim që ky plan do të rrisë ekonominë e rajonit deri 5 për qind dhe ky është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Verhelyi.

Ai gjithashtu theksoi se “Kemi punuar edhe me kryeministrin e Kosovës dhe kemi dëgjuar se cilat janë kërkesat kryesore për të krijuar klimën e investimeve dhe të mund të rritet numri i punësimeve. Planin e sotëm dhe prioritetet është i përbashkët".

"Duhet që të gjithë rajoni të zbatojnë këtë plan dhe të bashkëpunojmë, është vendimtare të kemi fushë të përbashkët ekonomike në Ballkan sepse këto investime duhet të funksionojnë në nivel rajonal. Projektet që po i sugjerojmë kanë ndikim rajonal. Sot është ditë e madhe dhe shpresoj që e konsideroni si ofertë të madhe nga ana jonë dhe si çdo ofertë tjetër vjen me kërkesa. Kërkesa jonë është të përshpejtoni reformat, sepse këto investime shkojnë me përpjekjet për reforma. E di që qeveria është zotuar por duhet të përshpejtojnë reformat, edhe lidhur me ligjin. Duhet kapacitet për t’i shfrytëzuar këto fonde. Duhet të punoni dhe t’i realizoni sa më shpejtë reformat”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore