Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Letra/ Macron i shkruan Kurtit: Ju pres në Paris, sfida madhore dialogu e marrëveshja me Serbinë

Letra/ Macron i shkruan Kurtit: Ju pres në Paris, sfida madhore dialogu e

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të vazhdojë dialogun politik me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një letër që Macron i ka dërguar Kurtit, për t’ia uruar marrjen e postit të kryeministrit, presidenti francez ka shprehur përkrahjen e tij për procesin e dialogut, që sipas tij, duhet të përfundojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë është një sfidë madhore, me të cilën do të duhet të përballeni. Në vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në dialogun që autoritetet kosovare e kanë zhvilluar me Beogradin, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shpresoj që ju do ta vazhdoni këtë dialogu, në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës, sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurt se do të keni mbështetjen time të plotë”, thuhet në letrën që Macron i ka dërguar Kurtit.

Presidenti Macron po ashtu ka thënë që do të ishte i lumtur që së shpejti ta mirëpriste Kurtin në Paris, për vizitë zyrtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur katër parime për procesin e dialogut me Serbinë: pranimi i realitetit se Kosova është e pavarur, Serbia të pranojë se ka kryer gjenocid në Kosovë, që në tavolinë të bisedimeve Kosova dhe Serbia të ulen si shtete të barabarta dhe parimi i katërt që nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka filluar dhjetë vjet më parë. Deri më tani, palët besohet se kanë arritur mbi 300 marrëveshje. Dialogu thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve./ REL

Letra/ Macron i shkruan Kurtit: Ju pres në Paris, sfida madhore dialogu e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore