Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Le ta provojnë dhe nënat serbe si është të varrosësh fëmijë”/ Hoxha nga Kosova habit me reagimin pas masakrave në Serbi

“Le ta provojnë dhe nënat serbe si është të

Dy pasakrat e ndodhura brenda 48 orëve në Serbi tronditën vendin, por dhe fqinjët e Ballkanit.

Të shumta ishin reagimet për këto ngjarje dhe në Kosovë, ku politikanë dhe jo vetëm solidarizoheshin me popullin serb duke dërguar ngushëllime.

Megjithatë, një reagim pak ndryshe ka bërë sot një prej hoxhallarëve në Kosovë, që është i njohur për qëndrimet e tij publike.

Osman Musliu ka thënë se e sheh si vepër të shëmtuar masakrën e kryer, por e lidh atë me masakrat e kryera nga forcat serbe ndaj fëmijëve e civilëve shqiptarë në luftë.

“Çdo vrasje në botë që ndodh, si ajo në Beograd, gjithkund muslimani dhe shqiptari nuk i vjen mirë ajo punë që ka ndodhë. Mirëpo, është mirë le te provojnë edhe nënat serbe sa sa është e vështirë me varros fëmijë. Nuk është e lehtë kjo punë. Kemi dikund 1300 fëmijë në Kosovë që janë të vrarë prej njerëzve të pjekur. Ai djali kishte qenë adoleshent, d.m.th nuk ishte i pjekur. Këtu tek ne ka ndodhur prej gjeneralëve, oficerëve, prej njerëzve të pjekur e të përgatitur… paramilitare, militare. Unë si vepër nuk e vlerësoj si vepër të mirë, vepër e shëmtuar. Sa, tek, qësh – le të dalin njerëzit ta gjykojnë. Unë as nuk kam atë mendimin pozitiv e as negativ”, ka thënë ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore