Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Lajçak nis misionin, Daçiç: Askush ti mos i paraqesë Vuçiçit letër për njohjen e Kosovës

Lajçak nis misionin, Daçiç: Askush ti mos i paraqesë

Në mediat botërore po qarkullojnë lajmet se Uashingtoni dhe Brukseli mund ti paraqesin një letër presidentit Aleksandar Vuçic me kërkesën për njohjen e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiç deklaroi, se askush “nuk ka nevojë që dikush të humbasë kohë me gjëra të tilla”.

Daçiç i tha TV Prva se ata nuk duhet të vijnë te Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me atë letër. Sipas tij, situata ka ndryshuar në nivelin ndërkombëtar sepse Prishtina “nuk mund të hyjë më në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

"Kur Vuçiç dhe unë filluam të merremi me këto çështje, shumica e vendeve në botë njohën Kosovën, dhe sot ka disa vende në Asamblenë e Përgjithshme të KB që nuk e njohin Kosovën," tha Daçiç.

Disa media raportuan të Enjten se Brukseli dhe Uashingtoni po përgatisin një "dokument" në koordinim, në të cilin ata do të kërkojnë nga udhëheqja shtetërore e Serbisë që të angazhohet për njohjen e Kosovës, por gjithashtu të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Një qëndrim i tillë i Daccicc vjen pikërisht ku u raportua se përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga 1 deri më 3 mars.

Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore