Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kurti e Vuçiç përballen në 2 maj në Bruksel, BE konfirmon axhendën e takimit

Kurti e Vuçiç përballen në 2 maj në Bruksel, BE

Axhenda e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç në 2 maj në Bruksel, tashmë është konfirmuar nga Bashkimi Europian.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano pohoi se në këtë përballje të re mes dy liderëve, në rend ditë do të jenë dy çështjet kryesore të ngritura nga palët: miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Stano preferoi të mos i komentonte kritikat e lëshuara nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale të 23 prillit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, të bojkotuara masivisht nga këta të fundit. Ai nuk foli as për ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

“Ne kemi diskutuar për këtë çështje gjerësisht para dy ditësh. Mund të përsëris se nuk i komentojmë deklaratat e palëve, por presim që të përqendrohen tek zbatimi i detyrimeve të tyre. Presim që të martën të kemi vazhdimin e dialogut, i cili mbetet platforma e vetme për diskutim”, tha Stano.

Pjesëmarrjen në këtë takim të radhës në Bruksel e kanë konfirmuar si Kurti, ashtu edhe Vuçiç. Sipas Stanos, përveç dy temave të mësipërme, dy liderët pritet të diskutojnë edhe për çështje të tjera. Takimi zhvillohet në kohën kur Kosova e ka akuzuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së  normalizimit të raporteve, të arritur më herët.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore