Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kosovë/ Babai e ekzekutoi me breshëri kallashnikovi të birin, del foto e të riut

Kosovë/ Babai e ekzekutoi me breshëri kallashnikovi të birin, del

Kosova është tronditur nga një krim i rëndë i ndodhur në familje, pasditen e kësaj të hëne.

Më poshtë gjeni fotografinë e të riut, që u vra me armë zjarri nga i ati, në fshatin Peran të Podujevës, në Kosovë.

Personi në foto është i riu, i cili qëllua për vdekje nga babai, pas sherrit për pronat.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite, ndërsa policia vijon hetimet.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore