Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kosovë, 9 viktima nga Covid, paralajmërohet ashpërsimi i masave

Kosovë, 9 viktima nga Covid, paralajmërohet ashpërsimi i masave

Nëntë vdekje nga Covid u shënuan sot në Kosovë, ndërsa u regjistruan 680 raste pozitive gjatë këtyre 24 orëve.

Për shkak të rirtjes së shifrave të të infektuarve, Kosova pritet të shtojë masat izoluese. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajtën takimin virtual koordinues me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID – 19.

Në këtë takim, ministri Krasniqi ka falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të treguar lidhur me menaxhimin e situatës, tejkalimit të sfidave dhe zbatimit të masave lidhur me pandeminë globale COVID – 19.

Nga ana e tij, ministri Vitia, duke falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin e tyre gjithashtu, potencoi se “tanimë ndodhemi në një situatë të rënduar”. Ai, sipas komunikatës së MAPL-së, theksoi se “duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar”.

“Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e MAPL-së, por që nuk jepen detaje se për çfarë masash bëhet fjalë, raporton Zeri.info.

Më tej, thuhet se kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse.

Si përfundim, “të pranishmit u pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u perballur me pandeminë COVID-19”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në takim është diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19 nëpër komuna, e cila, sipas tij, është rënduar ditëve të fundit me rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar.

“Diskutuam edhe për masat që pritet t'i ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijim për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të koronavirusit”, tha ai përmes një postimi në Facebook, por as ai nuk tregoi se për çfarë masash është biseduar.

Spitalet, tha ai, janë mbingarkuar me pacientë, personeli shëndetësor është i dërmuar pas një ballafaqimi më shumë se një vit me virusin korona, me kushte jo të mira të punës e me mungesë stafi.

“Ministrit Vitia ia shprehëm brengat si nivele lokale dhe paraqitëm nevojat tona se si mund të na ndihmojë niveli qendror për të tejkaluar këtë situatë që është jashtëzakonisht e rënduar. Ministri Vitia shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar mbështetjen e nevojshme për komunat për ballafaqim të përbashkët në luftën kundër COVID-19”, tha Bulliqi.

Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës që të ruajnë vetën dhe të tjerët duke respektuar masat mbrojtëse, si maska, distanca fizike, shmangia e tubimeve dhe higjiena personale

465 TË SHËRUAR DHE 680 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 177 raste, Gjilan 58 raste, Ferizaj 51 raste, Gjakovë 51 raste, Mitrovicë 46 raste, Pejë 39 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 28 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 20 raste, Viti 19 raste, Prizren 17 raste, Istog 14 raste, Klinë 14 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Suharekë 10 raste, Hani i Elezit 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Junik 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin-Potok.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore