Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kosova regjistron një viktimë dhe 2,957 raste të reja me COVID. Instituti jep alarmin: Mbani maskat

Kosova regjistron një viktimë dhe 2,957 raste të reja me COVID.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2957 raste të reja me koronavirus nga testimi i 11.913 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 24.82 për qind.

Shifra e rasteve të reja është më e ulët se ajo e të shtunës, ku u regjistruan 3.206 të infektuar nga 11.883 mostra të testuara. Ishte ky rekord ditor i regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 458 qytetarë. Numri i të shëruarve ka arritur në 160.705. Numri i rasteve aktive ka arritur në 17.743.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të barten maskat në çdo moment e po ashtu ka bërë thirrje për vaksinim.

Sipas IKSHPK-së, Omicroni po përhapet me intensitet të lartë dhe është variant dominues në qarkullim.

“Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni! Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë! Mbaj higjienën! Respekto distancën! VAKSINOHU!” – thuhet nga IKSHPK.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore