Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kosova refuzon vaksinat kineze nga Shqipëria, Kurti: Do marrim vetëm nga shtete që na kanë njohur

Kosova refuzon vaksinat kineze nga Shqipëria, Kurti: Do marrim vetëm

Shtyhet vaksinimi i mësuesve kosovarë në Shqipëri. Kosova ka refuzuar vaksinimin e mësuesve me vaksinën kineze, prandaj procesi është shtyrë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në Shqipëri janë shpenzuar vaksinat e AstraZenecas dhe ato të Pfizer, prandaj kanë mbetur vetëm vaksinat kineze, të cilat nuk do të pranohen.

“Dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer” janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”, -ka thënë Vitia.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave nga çdo vend, siç e kanë edhe shtetet e tjera.

Ai është shprehur se orientimi i tyre është që vaksinat t’i pranojnë vetëm nga shtetet që e kanë njohur Kosovën.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, ka shtuar ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore