Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kosova mori sot nga BE mbi 3,500 vaksina Pfizer, të mërkurën mbërrijnë edhe 38.400 doza AstraZeneca

Kosova mori sot nga BE mbi 3,500 vaksina Pfizer, të mërkurën

Mbi 3,500 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit kanë mbërritur sot në Kosovë, dhuratë nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mbi 4 mijë i dërgoi të mërkurën e kaluar.

Ato do të shpërndahen gradualisht. Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit dhe çdo dozë e siguruar deri më tash është donacion ose nga BE-ja, ose nga OBSH-ja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore