Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Kosova, Jeruzalemi i Serbisë”, Vuçiç akuzohet për “tradhti”: S’kam firmosur ende

“Kosova, Jeruzalemi i Serbisë”, Vuçiç akuzohet

Pas ndryshimit befasues të kursit për çështjen e Kosovës, të enjten pati fyerje ndaj tij dhe etiketim si “tradhtar”.

Ndërsa kreu i shtetit mbronte ndryshimin e kursit të tij në parlament, politikanët e opozitës nacionaliste mbanin pankarta dhe tabela ku shkruhej : “Jo kapitullim”.

Ata pretendojnë një refuzim të qartë të planit të propozuar nga Gjermania dhe Franca për t’i dhënë fund tensioneve aktuale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që nuk nënkupton njohjen formale mes këtyre shteteve, por që ato të pranojnë ekzistencën e këtyre shteteve.

Një anëtar i partisë klerik-nacionaliste e quajti kursin e Vuçiqit “të paparë ndonjëherë” dhe i tha presidentit se “nuk ka të drejta kushtetuese”. Vuçici e mbrojti linjën e re për një orë e gjysmë në seancën parlamentare.

Ai mbështetet në afrimin, në vend të kërcënimeve ushtarake, siç ishte rasti disa javë më pare, ndërsa u përpoq të qetësonte të pranishmit duke garantuar se : Ende nuk është nënshkruar asgjë, bisedimet do të vazhdojnë.

Për Serbinë me mendje nacionaliste, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme, madje dikush e quajti Kosovën “Jerusalemin e Serbisë” dhe paralajmëron se çështja nuk shikohet vetëm politikisht./topchannel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore