Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kosova hyn në detyrime financiare, ndahen 40 milionë euro për energjinë e serbëve në veri

Kosova hyn në detyrime financiare, ndahen 40 milionë euro për

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pagesë në vlerë prej 40 milionë euro, për detyrimet që ndërlidhen me shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave, ka ndarë 40 milionë euro për Operatorin e Sistemit të Transmisioni dhe Tregut (KOSTT) me qëllim të pagesës së borxhit ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E).

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Ekonomisë.

“KOSTT po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-E në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për dy vite dhe tani është koha që të vazhdohet. Kërkesa ka qenë për mbështetej kjo me 40 milionë euro”, tha Murati.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorit e energjisë. Momenti i kyçjes së KOSTT-it në ENTSO-E është duke skaduar ku 23 shtetet që janë nënshkruese do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen me Kosovën”, deklaroi Rizvanolli.

Ajo në një konferencë për medie, theksoi se me ndarjen e 40 milionë eurove bëhet shlyerja e obligimeve ndaj ENTSO-E.

“Jemi në një gjendje ku gjatë vitit kemi shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv, ku një sasi e energjisë është tërhequr në mënyrë të paautorizuar nga ENTSO-E të Evropës, janë krijuar obligime të cilat duhet të shlyhen e që janë të domosdoshme në mënyrë që marrëveshja e kyçjes duhet të vazhdojë”, ka shtuar ajo.

“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi kërkuar nga Ministria e Financave për ndarjen e 40 milionë eurove për shlyerjen e këtyre obligimeve që mundësojnë shlyerjen e obligimeve të KOSTT-it ndaj ENTSO-E”.

Rizvanolli, ka thënë se Qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike.

“Javën e kaluar kemi marrë kërkesën nga ZRRE, ku është thënë se kalkulimet janë të sakta dhe është bërë kërkesa për pagim. Jemi në konsultim me Sekretarin e Komitetit të Energjisë dhe USAID që kanë ofruar mbështetje teknike për mënyrën e realizimit të marrëveshjes. Po punojmë intenzivisht e do të ndodhë shumë shpejt”.

Kuvendi i Kosovës më parë kishte autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensoheshin “nga dividendë apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”, me ç’rast ishin ndarë 11 milionë euro.

Kujtojnë se në muajin qershor, në Bruksel, ishte arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë.

Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada./ Revista Monitor

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore