Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Koronavirusi/ Tre persona kanë humbur jetën nga Covid në Kosovë, 292 raste pozitive në 24 orë

Koronavirusi/ Tre persona kanë humbur jetën nga Covid në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka regjistruar këtë të shtunën 292 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar tri viktima të diagnostikuara me virusin COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

E kanë fituar betejën me virusin 556 persona, ndërsa raste aktive me koronavirus janë 6,470.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,571 pacientë kanë vdekur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore