
Koalicioni, AKR akuzon LDK: Nuk respektuan marrëveshjen për renditjen e kandidatëve
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin marrëveshje për renditje të kandidatëve në listën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Mirëpo, AKR-ja po pretendon se partia aleate ka thyer këtë marrëveshje, duke ndryshuar renditjen. Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, i ka thënë KOHËS se kjo marrëveshje nuk është respektuar në tërësi dhe janë duke diskutuar dy grupet e subjekteve politike.
“Kishim rënë dakord që Behgjet Pacolli dhe disa kandidatë të tjerë të kenë tjetër renditje. Për Pacollin jemi dakorduar që të renditet më numër 4, ndërsa ai është 5”, ka thënë Makolli.
“Nuk është çështja vetëm për Pacollin pasi që e dimë që ai edhe sikur të renditej i fundit do merrte vota mirëpo mendoj që duhej respektuar marrëveshjen”.
Makolli ka shtuar se janë edhe disa kandidatë të AKR-së që u është ndryshuar renditja. "Janë edhe disa kandidatë të tjerë për të cilët nuk dua t’i flas me emra”, ka thënë Makolli. Ai ka theksuar se kjo mosmarrëveshje do të tejkalohet mes dy subjekteve politike dhe pritet se çdo gjë normalizohet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka thënë KOHËS se subjektet politike kanë kohë t’i paraqesin korrigjimet e tyre brenda 24 orëve pas mbylljes së afatit të aplikimit. “Subjektet politike mund të paraqesin korrigjimet/përmirësimet e tyre brenda 24 orëve pas përmbylljes së afatit të aplikimit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.Koha.net

7 humbje jete nga Covid, 564 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >



Ministri i LDK-së nuk zgjidhet deputet
Historia e plotë >



Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


