Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Kërkoi leje për armë dhe eskortë policore, Kosova reagon pas kërkesës së Vuçiç

Kërkoi leje për armë dhe eskortë policore, Kosova reagon pas

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Burime të RTK bëjnë me dije se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla. Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Reagon ministria e Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka folur pas lajmeve se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar leje për të vizituar Prishtinën. Sipas mediave fqinje kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i kontaktuar nga mediat kosovare për të dhënë një prononcim për këtë lajm, është shprehur se nëse ka diçka në lidhje me këtë do të jepet në deklaratë.

“Nëse ka diçka ne do të lëshojmë komunikatë”, tha Veliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore