
Kabllogrami i ambasadës së SHBA/ Kritika ndaj Kosovës: Po sillen sikur nuk ka Covid, po sulmohemi nga...
Ambasada amerikane nw Prishtinw ka kritikuar mwnyrwn se shtetasit e kwsaj republike po sillen ndaj koranavirusit.
Njw kabllogram wshtw zbuluar nga Politico, e firmosur nga amabasdori Philip Kosnett,i cili flet për menaxhimin joefikas të Covid-19 nga qeveria e Kosovës dhe faktin që mes tjerash, stafi i ambasadës rrezikohet edhe nga qentë agresivë endacakë.
Në letrën e nënshkruar nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett, thuhet se ambasada në Prishtinë është “afër prekjes së fundit”.
"Edhe para Covid-19, Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbërta, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe. Prishtina madje ka “tufa të kudondodhura të qenve endacakë”, që mund “të jenë agresivë kur janë në kërkim të ushqimit”. Për këtë dhe arsye të tjera, stafi i Ambasadës në masë të madhe janë mbyllur brenda gjatë krizës së Covid-19”, thuhet në telegram. Më tutje thuhet se stafi i Ambasadës është reduktuar, dhe ata që punojnë kanë orar më të zgjatur që ka ndikuar edhe në “sulme të ankthit, dhimbje gjoksi, humbje të gjumit” për disa, siç e ka përshkruar një punëtor. “Konfliktet ndër-njerëzore brenda ambasadës janë shtuar”, thuhet në kabllogram.
Aty kritikohet qasja e qeverisë dhe popullit të Kosovës ndaj pandemisë. “Rreth 20 % e stafit të ambasadës janë infektuar me Covid-19, dhe shumica dërmuese janë staf lokal, që është indikacion për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me Covid-19…Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…Në SHBA, nëse nuk vini maskën në publik mund të përfundoni në video virale, por në Kosovë keni gjasa të jeni trend në media sociale nëse e vendosni maskën”, përfundon kabllogrami i ambasadorit Kosnnet.

Rriten numri i viktima nga Covid në Kosovë, 73 mijë raste pozitive në total
Historia e plotë >
Vuçiç: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën
Historia e plotë >
Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?
Historia e plotë >
Ndërroi jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë
Historia e plotë >
6 humbje jete nga Covid, 592 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >

E rëndë/ 22-vjeçari shqiptar therr me thikë të atin në mes të rrugës
Historia e plotë >
7 humbje jete nga Covid, 564 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sekuestrimi i 16 mijë kile heroinë, si funksionon linja e trafikut të dr...
Historia e plotë >
Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i nj...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >