Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Ka 17 vjet që Ramushi...”/ Anita Haradinaj rrëfen të vërtetën mbi dhunën nga i shoqi

“Ka 17 vjet që Ramushi...”/ Anita Haradinaj rrëfen të

Anita Haradinaj ka rrëfyer jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj vjen pas lajmeve të qarkulluara në media, se kjo e fundit është dhunuar nga i shoqi.

“Të jesh figurë publike do bëhesh pjesë e faqes së parë të gazetës apo portaleve, pjesë e thashethemeve. Jeta publike këto i ka. Unë jam munduar të jem e diskutueshme për mirë”, shprehet Anita për "Abc News". 

Të gjitha lajmet që kanë qarkulluar, Anita i cilësoi si një thashetheme shumë të ulët, ndërsa iu përgjigjet duke thënë se Ramushi ka 17 vite që e “rreh me dashuri”.

“Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj, sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam.

Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, deklaroi ajo.

Anita sqaron se në 6 tetor kur ka nisur të qarkullojë lajmi në media, ajo ka qenë në Durrës në një festë ditëlindjeje, ndërsa Ramushi ishte në Kosovë me fëmijët.

“Jo fare. Nuk është hera e parë ë kam qenë pjesë e thashethemeve. Ne e kemi si shprehje që më është trashur lëkura. Por kjo ka qenë shumë e ulët. Nuk është se më ka bërë përshtypje thashetheme se shqetësimi që u ka sjellë familjarëve dhe njerëzve, qoftë edhe fëmijëve. Unë kam qenë në Durrës, Ramushi ka qenë në Kosovë me fëmijët. Madje kam dëshmitarë okularë”, u shpreh ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore