Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Jo ambasadës në Jeruzalem", Kurti i shkruan Erdoganit dhe Netanyahut

"Jo ambasadës në Jeruzalem", Kurti i shkruan Erdoganit dhe

Albin Kurti përpara formimit të qeverisë ndodhet ndërmjet dy zjarresh. Nga njëra anë duhet të përballet me kërkesën e Turqisë për të refuzuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael, e nga tjetër ka marrë ftesën e kryeministrit Izraelit që e fton për përurimin e ambasadës atje.

Pas këtyre dy kërkesave në mesazhet e urimit të fitores së zgjedhjeve parlamentare, Kurti i ka kthyer një përgjigje falendërimi për urimin për zgjedhjet

Në letrën dërguar presidentit Erdogan, Kurti ka falënderuar shtetin turk për mbështetjen e dhënë për Kosovën, duke theksuar se komuniteti turk në Kosovë do të ketë rol të rëndësishëm edhe në qeverinë e ardhshme.

“Kur qeveria jonë të formohet, synoj të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”, ka shkruar Kurti.

"Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Kosovës vendosën rrënjësisht të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë ura e miqësisë midis dy vendeve. Ne vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata po ashtu do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në qeverinë time", shkruan Kurti në letrën e dërguar për presidentin Erdo?an.

Më tej, në letër Kurti thekson se kur të formohet qeveria, "do të punojë për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet" midis dy vendeve përmes komunikimeve dhe bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë.

Ndërsa në letrën për kryeministrin, Netanyahu, Kurti ka mirëpritur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

“Kombi jonë historikisht ka respektuar komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të isha i nderuar të adresoj çështjet e komunitetit hebre dhe trashëgimisë së vet në shtetin tonë. Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike, synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, ka shkruar Kurti në letrën e tij.

Disa ditë më parë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyah.

Më 4 shtator, në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik. Marrëveshja, e cila është nënshkruar në praninë e ish- presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem.

E pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, përmes një njoftimi për media ka thënë se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem është kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete”, ka shkruar Aksoy.

"Jo ambasadës në Jeruzalem", Kurti i shkruan Erdoganit dhe

"Jo ambasadës në Jeruzalem", Kurti i shkruan Erdoganit dhe

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore