Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Ishte kthyer nga emigrimi për pushime/ Ja kush është një nga viktimat e aksidentit tragjik në Prishtinë (FOTO + EMRI)

Ishte kthyer nga emigrimi për pushime/ Ja kush është një nga

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, ku humbën jetën dy persona.

Mediat kosovare bëjnë me dije se një prej viktimave është 36-vjeçari Shemsedin Sopaj, banues në fshatin Jançishtë në komunën Malishëvë. Ndërkohë, identiteti i viktimës tjetër, gruas 35-vjeçare ende nuk është bërë i ditur.

Në aksident u lënduan dhe dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, ndërsa raportohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me anëtarë të një familjeje, e cila ishte kthyer për pushime në Kosovë, pasi makina e cila u përplas me autobusin ka qenë me targa të huaja.

Aksidenti ndodhu rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ku automjeti u përplas me një autobus, duke lënë dy të vdekur dhe duke plagosur dy fëmijë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore