Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

“Ishin vonë, donin të kapnin trenin”/ Detaje nga tragjedia ku vdiqën dy vëllezërit shqiptarë në Gjermani

“Ishin vonë, donin të kapnin trenin”/ Detaje nga tragjedia

Ata kishin qenë vonë, donin të kalonin shinat e të kapnin trenin e tyre. Por dy vëllezërit nga Deçani, Hasan 17 vjeç dhe Blerian 13 vjeç, humbën jetën pasi u goditën nga treni.

Drama ndodhi në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 7 në stacionin hekurudhor në Bruckberg në Gjermani. Daja i dy të ndjerëve tregon se nëna i kishte dërguar djemtë deri në stacion hekurudhor.

Të dy më pas tentuan të kapnin trenin për në Landshut, që ishte në lëvizje tashmë. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina. Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Mynihut, goditi Blerianin dhe Hasanin.

“Drejtuesi i trenit tentoi të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë”, thotë zëdhënësi i Policisë, Gunther Tomaschko.

Shumë dëshmitarë dhe nxënës që e panë aksidentin tragjik, u desh të merrnin ndihmë. “Motra ime është e shkatërruar, nuk po mund të flasë”, thotë daja i fëmijëve për “Bild”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore