
“Ishin gjaku dhe mishi im”/ Djali i madh flet pas aksidentit me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit
Një familje shqiptare u shua tre ditë më parë, në një aksident të rëndë në Rrugën e Kombit. Aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip "Citroen" me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.
Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. E vetmja e mbijetuar është vajza 3-vjeçare, Violeta.
Shoku është mjaft i thellë në Schaffhausen të Zvicrës, ku jetonte familja. “Ndjehem si në një film të keq horror!” ka thënë Mirsad Avdija 26 vjeç për gazetën “Blick”.
Ai është djali i madh i Blerim Avdijajt 51-vjeçar, që humbi jetën në aksident. Në aksident humbi edhe bashkëshortja e dytë e Blerimit, Anjeza 34 vjeçe, si dhe vajza e tyre Medina 6 vjeçe dhe Klejidi 11-vjeçar, djali i Anjezës nga martesa e parë.
“Të gjithë i doja shumë, Klejdi ishte si gjaku dhe mishi im”, thotë Mirsadi. Të dielën e kaluar a e kishte dërguar familjen për në aeroport.
“Babai im donte që të vegjlit, që ende po jetonin në Shqipëri, t’i merrte në Zvicër. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte sërish”, tregon 26-vjeçari. “Ishte shoku im më i mirë. Ende nuk po mund të mendoj qartë”.
Mendohet se familja që ishte në Citroën donte të parakalonte tjetër, por është përplasur në mënyrë fronte me një kamion. Katër nga pesë persona sa ishin në Citroën vdiqën menjëherë.
Violeta e vogël ende po lufton në spitalin e Traumës në Tiranë. “Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka folur disa fjalë. Mjekët janë optimistë se ajo do të shërohet”, thotë Mirsadi.
Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet sot në Prishtinë. Shokët e Blerim Avdijajt ende nuk po mund ta kapërdijnë lajmin e rëndë.

587 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë, 6 humbje jete
Historia e plotë >
Rriten numri i viktima nga Covid në Kosovë, 73 mijë raste pozitive në total
Historia e plotë >
Vuçiç: Serbia po përballet me presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën
Historia e plotë >
Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?
Historia e plotë >
Ndërroi jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë
Historia e plotë >
6 humbje jete nga Covid, 592 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >

E rëndë/ 22-vjeçari shqiptar therr me thikë të atin në mes të rrugës
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >