Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Imunizimi kundër Covid-19 në Kosovë/ Specialisti i Shëndetit Publik: Ja kush do vaksinohen të parët

Imunizimi kundër Covid-19 në Kosovë/ Specialisti i Shëndetit

Më në fund edhe në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit. Janë 24 mijë doza të vaksinës Astrazeneca që janë siguruar nëpërmjet programit Covax.

I pari që ka marrë vaksinën ka qenë vetë kryeministri Albin Kurti, së bashku me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.

Kosova ka qenë shteti i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anticovid edhe pse përpjekjet për sigurimin e vaksinave kanë nisur muaj më parë.

Në një lidhje direkte për “Wake Up”, specialisti i Shëndetit Publik, Faik Hoti bëri të ditur se në fund të muajt prill, Kosova pritet të marrë një sasi tjetër të vaksinave të Covid-19.

“Dje ka qenë ditë punë intensive. Ka pasur dy pika vaksinimi. Do jenë ditë intensive për të zëvendësuar kohën e humbur për vaksinimin kundër Covid-19. Vaksinimi do shtrihet edhe në komuna të tera. Procesi do shtrihet në 36 komuna të Kosovës nëpërmjet qendrave shëndetësore.

Ka nisur në Prishtinë dhe do të shtrihet edhe në nivel lokal. Plani i vaksinimit ka tre faza

Fazën e parë përfshin vaksinimin e personelit shëndetësor, të moshuarit mbi 80 vjeç, ata në shtëpitë e të moshuarve dhe personat që kanë sëmundje kronike.

Pastaj me kontingjentet e tjera me vaksinat që pritet të vijnë në fund të muajit prill do vaksinohen grupet e tjera”, sqaroi Hoti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore